Haziri: S’ka rikthim të LDK-së pa e fituar Prishtinën, Rama në balotazh
BKT
Lajme

Haziri: S’ka rikthim të LDK-së pa e fituar Prishtinën, Rama në balotazh

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri thotë se nëse LDK nuk fiton në Prishtinë me gjithë fitoret e mundshme në qytetet e tjera s’do të kishte rikthim të partisë.

Ai është i bindur se kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, do të shkojë në balotazh në kryeqytet.

“LDK ka pasur kuadro në Prishtinë, kuadro aktive dhe shembulli më i mirë është kandidatura e Arban Abrashit i cili për shkak të 200 votave nuk e mbërriti me marrë zyrën e kryetarit të kryeqytetit. Por është mundësi e mirë më kapitalizu rikthimin e madh të LDK’së sepse pa u kthyer në Prishtinë LDK’ja, janë beteja të vogla ato që i fiton”, tha Haziri në RTV Dukagjini.

“Pse Arban Abrashi si koleg i imi nuk e dëgjoi këshillën time si mik në ditën që është ratifikuar Shpend Ahmeti si kryetar. Unë i kam thënë: “prej sodit ti je kryetari në hije i Prishtinës sepse 200 vota është besim i madh, dhe fillo me ushtruar detyrën e opozitarit të përditshëm dhe fillo me qenë kujdestar i Prishtinës”, shtoi ai.

 


MË SHUME NGA Lajme