757 pacientë të shtrirë nga COVID-19, 610 me oksigjeno-terapi
Rritja e rasteve me COVID-19 ka rënduar tej mase gjendjen në QKUK dhe spitalet rajonale.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së, 757 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID-19 dhe spitalet rajonale, 610 prej tyre me oksigjeno-terapi.
Ky është njoftimi i plotë:
21 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19
757 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme
653 të konfirmuar Covid-19 pozitivë
610 me oksigjeno-terapi
26 në gjendje të rënduar shëndetësore
Në QKUK, 278 pacientë të shtrirë, 249 prej tyre Covid-19 pozitivë, 237 me oksigjeno-terapi
- Klinika Infektive, 118 pacientë
- Klinika e Pulmologjisë, 43 pacientë
- Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë
- Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë
- Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 92 pacientë
-Klinika Infektive 3 (Interno), 2 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 479 pacientë, 404 prej tyre Covid-19 pozitivë, 373 me oksigjeno-terapi.
- Spitali i Prizrenit, 79 pacientë
- Spitali i Gjakovës, 108 pacientë
- Spitali i Pejës, 114 pacientë
- Spitali i Gjilanit, 92 pacientë
- Spitali i Mitrovicës, 16 pacientë
- Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë
- Spitali i Ferizajt, 59 pacientë























