Karateistja kosovare e treta e Evropës, merr të bronztën
Behije Mustafa ka dalur e treta e Evropës, duke e fituar medaljnen e bronztë, ka njoftuar Federata e Karatesë e Kosovës. Sipas njoftimit, ajo këtë e arriti në konkurrencën e juniorëve mbi 59 kilogramë, duke fituar nga garuesja e Izraelit, Italisë, Zvicrës, për t`u ndaluar nga finalistja garuesja e Turqisë, pastaj në finale për medalje të bronztë arriti te fitojë nga garuesja e Suedisë.
NJOFTIMI:
Lajme te mira nga dita e dytë e Kampionatit Evropian për Kadet, Junior dhe U21 qe po mbahet nga data 19 deri 23 gusht 2021 në Tampere të Finlandës, ku Përfaqësuesja e Kosovës në Karate po merr pjesë me 17 garues
Behije Mustafa e treta e Evropës, e bronztë
Ajo ketë e arrit në konkurrencën e junioreve mbi 59 kilogram, fitoj nga garuesja e Izraelit, Italisë, Zvicrës, për tu ndaluar nga finalistja garuesja e Turqisë, pastaj në finale për medalje te bronztë arriti te fitoj nga garuesja e Suedisë.
Prandaj me plotë merite Behije Mustafa fitoj medaljen e bronztë.
Një paraqitje te mirë kishin edhe Rinesa Osmani qe u rendit e 7-ta e Evropës, ajo mori pjesë ne kategorinë e junioreve deri ne 59 kilogram ne garën e rregullt humbi nga finalistja e kësaj kategorie garuesja nga Ukraina, pastaj ne garën për medaljen e bronztë (repasazh), fitoj nga garuesja e Polonisë dhe u ndal nga garues e Spanjës me vendim te gjyqtarë ve dhe pse në kohen e rregullt rezultati ishte baras.
Në vendin e 9 te u rendit Rigon baruti i cili mori pjese ne kategorinë e juniorëve deri ne 68 kilogram, kalo xhiron e parë pa kundërshtar në te dytën u ndal nga finaliste i kësaj kategorie garuesi i Rusisë me vendim te gjyqtarëve pas rezultatit ishte baras. Kursen ë garën për medaljen e bronztë fitoj nga garues i Azerbejgjanit dhe u ndal nga garuesi i Turqisë fituesi i medaljes se bronztë.
Krahas garuesve edhe dy licenca evropian nga dy gjyqtarët tanë, Edon Xharra dhe Astrit Ndrecaj.























