Thaqi para ndeshjes me Prishtinën: Historike, jemi përgatitur maksimalisht
FC Malisheva kishte siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në Superligën e Kosovës për këtë edicion 2021/2022.
Në xhiron e fundit, mposhti Vllaznimin me rezultat 3:0, duke pjesëmarrjen në elitën e futbollit kosovar.
Nesër, në ndeshjen debutuese skuadra e Arsim Thaqit ndeshet me kampionët në fuqi, FC Prishtinën.
“Kuptohet që për Malishevën është ndeshje historike, për vet faktin se është herë e parë që zyrtarisht luan ndeshje me Prishtinën, ku siç dihet është kampion aktual i Kosovës”- tha fillimisht Thaqi në një prononcim për Insporti.
“Ne si klub i kemi bërë përgatitjet e nevojshme për zhvillimin normal në bazë të kritereve të përcaktuara nga Federata e Futbollit”- shtoi ai.
“Lojtarët janë të motivuar që në këtë ndeshje të japin maksimumin, besoj që edhe tifozët do të jenë në numër të madh për ta përkrahë klubin e zemrës”– përfundoi trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi.
Kujtojmë se klubi i Malishevës është formuar vetëm pesë vjet më parë.























