Një i ri në mesin e tetë viktimave nga COVID-19
BKT
Lajme

Një i ri në mesin e tetë viktimave nga COVID-19

Janë shënuar edhe tetë viktima nga COVID-19, në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë, në raportin 24-orësh bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe janë testuar 12 mijë e 666 persona.

Nga këto testime, 2 mijë e 279 persona kanë rezultuar pozitiv.

Sa i përket moshës së viktimave, nga tetë të vdekurit, një është nga grupmosha 20-29 vjeç, katër janë nga mosha 60-69 dhe tre janë nga mosha 80 +.

Numri total i rasteve aktive është 18 mijë e 287.

Ndryshe, nga 20 gushti kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID, me të cilat ndalohen dasmat, fejesat dhe ahengjet e tjera familjare, mbyllen klubet dhe kufizohet orari i gastronomisë. /Lajmi.net/


MË SHUME NGA Lajme