11:41 / 22.08.2021
663 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID
Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit në të gjitha qytetet e Kosovës ka shqiptuar 663 gjoba në bazë të ligjit COVID-19.
Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe 954 tiketa trafiku.
Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 24 aksidente trafiku me të lënduar dhe 42 aksidente me dëme materiale.























