Pjesët e para, Malisheva po e befason Prishtinën, baraz në Suharekë
BKT
Sport

Pjesët e para, Malisheva po e befason Prishtinën, baraz në Suharekë

Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e Superligës së Kosovës.

Malisheva çuditërisht është duke e mposhtur Prishtinën me rezultat 1 – 0, derisa në Suharekë rezultati mes Ballkanit dhe Dukagjinit është 1 – 1, shkruan lajmi.net.

Golin e vetëm për Malisheëv e shënoi Hasan Hyseni pas një gabimi trashanik të Vangjelit (13′).

Ndërkohë, pjesa e parë ishte e baraspeshuar, ku rastet e tjera nuk u konkretizuan.

Ndërkohë, në Suharekë, Ballkani dhe Dukagjini janë duke barazuar me rezultat 1 – 1.

Vendasit kishin rastin e artë përmes Blendi Baftiut, lojtar që dështoi nga pika e bardhë (30′).

Ndërkohë, në kohën shtesë, Ermal Krasniqi realizoi golin e epërsisë për “Xhebrailat”.

Por, Dukagjini u këndell shpejtë duke barazuar në aksionin tjetër përmes Arbër Shala që shënoi supergol nga gjuajtja e lirë.

Mbetet të shihet nëse do mbesin këto rezultate edhe në pjesën e dytë.