Formacionet zyrtare West Ham-Leicester City
Pasi e hapën sezonin e ri të Premier Ligës angleze me fitore, West Ham United pret sot në shtëpi skuadrën e Leicester Cityt.
West Ham rikthehet nga fitorja dramatike 4:2 kundër Newcastle në ndeshjen e parë, ndërsa Leicester mposhti 1:0 skuadrën e Wolverhampton.
Leicester hyn në këtë ndeshje me mungesa të shumta të lojtarëve, ku nuk do të paraqiten Ryan Bertrand, Johnny Evans, Wesley Fofana, James Justin, Mendy dhe Vestergaard.
Në anën tjetër te West Ham nuk do të paraqitet mbrojtësi qendror Arthur Masuaku.
Tashmë të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet zyrtare me të cilat do ta fillojnë ndeshjen.
West Ham United (4-2-3-1): Fabianski; Coufal, Dawson, Ogbonna, Cresswell; Rice, Soucek; Bowen, Benrahma, Fornals; Antonio
Leicester City (4-2-3-1): Schmeichel; Thomas, Soyuncu, Amartey, Pereira; Ndidi, Tielemans; Barnes, Maddison, Perez; Vardy























