12:25 / 24.08.2021
Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares
Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares M.O, është arrestuar në një fshat të Ferizajt.
"Prokuroria Themelore në Ferizaj, , njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, sot në orën 12 e 05 minuta, është arrestuar edhe personi i dytë i dyshuar dhe i është shqiptuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale 'Vrasje e rëndë' sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)", thuhet në njoftim.























