SKV: Refugjatët afganë nuk do të vendosen në konvikte
BKT
Lajme

SKV: Refugjatët afganë nuk do të vendosen në konvikte

Ditëve të fundit ka qarkulluar një lajm sipas së cilit refugjatët afganë do të vendosen në konviktet e Qendrës Studentore.

Ky lajm nuk është i vërtetë sepse nuk ka asnjë vendim lidhur me këtë çështje. Përgatitjet në Qendrën Studentore kanë nisur si çdo vit tjetër për t'i pritur studentët me rastin e fillimit të vitit të ri akademik dhe konkursi pritet të shpallet së shpejti.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme të refugjatëve afganë të cilët janë të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan është i drejtë, por Qendra e Studentëve nuk është opsion për vendosjen e tyre.

Po ashtu në të njëjtën kohë, siç ka njoftuar Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), po bëhen të gjitha pëpjekjet dhe përgatitjet e nevojshme që viti akademik 2021/2022 të fillojë me prezencë fizike.

Ne edhe njëherë i bëjmë thirrje të gjithë studentëve dhe stafit akademik që të vaksinohen sa mëparë, ashtu që mbarëvajtja e procesit akademik të shkojë siç duhet.


MË SHUME NGA Lajme