Pas Lukakut, Chelsea synon edhe dy goditje të fuqishme
Transferimi i Romelu Lukakut nga Interi për 115 milionë euro pritet të mos jetë goditja e vetme e Chelseat në këtë afat kalimtar.
Kampioni aktual i Evropës raportohet se është duke punuar edhe në mbylljen dy marrëveshjeve të tjera për ta kompletuar skuadrën për edicionin 2021/22.
Sipas lajmeve të përditësuara nga gazetari Fabrizio Romano, Chelsea po punon intensivisht për të siguruar shërbimet e dyshes Saul dhe Jules Koundé.
Për mesfushorin e Atletico Madridit është propozuar huazimi një sezonal i lojtarit por me një propozim të tillë nuk po pajtohet skuadra spanjolle. Gjithsesi palët janë duke diskutuar.
Chelsea po ashtu është në kontakt të drejtpërdrejtë me Sevilla -n për transferimin e Jules Kounde.
Qendërmbrojtësi është lidhur vazhdimisht me një lëvizje në Londër, por skuadra e Thomas Tuchel është duke pritur largimin e Kourt Zouma për të cilin interesim ka shprehur West Ham United.























