Policia nis hetime pas raportimit se Sami Kurteshi sulmoi dikë në KQZ
BKT
Lajme

Policia nis hetime pas raportimit se Sami Kurteshi sulmoi dikë në KQZ

Sipas burimeve të Klan Kosova, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi e ka sulmuar fizikisht një zyrtar të KQZ-së, për shkak të mosmbajtjes së maskës.

Por, një gjë e tillë është mohuar nga Kurteshi.

Ai ka thënë se raportimet se ai ka sulmuar dikë në KQZ janë gënjeshtra.

Ndërsa, zëdhënësja e Policsë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti në një përgjigje për Express, ka treguar se është iniciuar një hetim për rastin sulm.


MË SHUME NGA Lajme