Osmani: Sot kujtojmë simbolin e dashurisë dhe të paqes
BKT
Lajme

Osmani: Sot kujtojmë simbolin e dashurisë dhe të paqes

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kujtuar sot humanisten e madhe shqiptare Gonxhe Bojaxhiu- Shën Nënë Tereza në 111-vjetorin e saj të lindjes.

Osmani në një postim në Facebook ka shkruar se në këtë ditë kujtojmë me nderim simbolin e dashurisë dhe të paqes.

“Sot, në ditëlindjen e 111-të të nënës sonë, Shën Terezës, kujtojmë përplot nderim simbolin e dashurisë dhe të paqes, e cila botës ia dhuroi vlerat e mira të saj e të popullit të saj shqiptar: dashurinë për njeriun, zemërgjerësinë dhe bashkëvuajtjen me më të dobëtit”, ka shkruar Osmani.

 


MË SHUME NGA Lajme