Publikohen gjyqtarët e fundjavës, ja kush i drejton derbit
BKT
Sport

Publikohen gjyqtarët e fundjavës, ja kush i drejton derbit

Fundjava na pret me ndeshje shumë interesante të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në futboll.

Padyshim se dueli kryesor i javë do të zhvillohet në kryeqytet, ku kampionët e presin skuadrën e Ballkanit.

Ndeshje interesante zhvillohet edhe në Gjilan, ku Drita do t’i bëjë konak Llapit.

Tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët për javën e dytë të Superligës.

Në ndeshjen Prishtina – Ballkani, “bilbili” kryesor i është besuar gjyqtarit Dardan Çaka me asistentët Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe gjyqtar i katërt Selim Isufi. Ndërsa, në VAR do të jetë Visar Kastrati.

Në ndeshjen mes Dritës dhe Llapit, drejtësinë do ta ndaj Vigan Ibërdemaj me asistentët Imran Kabashi, Gzim Mehmeti dhe gjyqtar i katërt Arben Halilaj. Ndërsa, në VAR do jetë Alban Shala.