Shaqiri pritet të debutojë nesër me Lyonin
BKT
Sport

Shaqiri pritet të debutojë nesër me Lyonin

Trajneri i Lyonit, Peter Bosz e ka zbuluar listën e të ftuarve për ndeshjen e nesërme në Ligua 1 në Francë.

Në listë është përfshirë edhe futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri i cili pritet që të debutojë me skuadrën e tij të re.

Lyoni nesër luan në udhëtim te Nantes. Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e katërt në Ligue 1.

Ndryshe, ndeshja mes Nantes dhe Lyonit do të zhvillohet nga ora 21:00, teksa mbetet të shihet nëse do të ketë minuta për futbollistin nga Kosova, Xherdan Shaqirin.