13:46 / 27.08.2021
UEFA e nderon Canën, duke e bërë pjesë të shortit të Conference League
Ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, është nderuar nga UEFA, duke i dhënë rastin që që të asistojë në shortin e fazës së grupeve të Conference League, i cili është duke u hedhur duke filluar nga ora 13:30 në Stamboll.
Paraprakisht sot është hedhur shorti i Europa League, ndërsa dje ai i Champions League.
Finalja e Conference League është vendosur që të zhvillohet në Tiranë.























