Reagon Daut Haradinaj për Selim Pacollin: Të ndjekë mjetet juridike
BKT
Lajme

Reagon Daut Haradinaj për Selim Pacollin: Të ndjekë mjetet juridike

Kandidati i AAK-së për Prishtinën, Daut Haradinaj, ka reaguar pas lajmit që KQZ nuk ka certifikuar kandidaturën e Selim Pacollit nga AKR për kryetar të Prishtinës.

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, nuk është certifikuar nga KQZ.

“Lajmin për ndalesën e kandidimit të Selim Pacollit për Prishtinën e kam pranuar me keqardhje. Z. Pacolli, si nënkryetar i Komunës dhe si kundërkandidat është vlerë e shtuar e garës që i ndihmon debatit dhe garës demokratike. E inkurajoj Z. Pacollin që t'i ndjekë të gjitha mjetet juridike për të mbrojtur të drejtën e vet dhe të respektojë vendimet e gjyqësorit. Sido që të jetë verdikti, pa paragjykuar, roli i Z. Pacollit për Prishtinën në këtë garë ka qenë dhe është pozitiv dhe civil”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme