Fernandes “merr meritat” për kthimin e Ronaldos në Old Trafford
BKT
Sport

Fernandes “merr meritat” për kthimin e Ronaldos në Old Trafford

Ndodhi ajo që ndodhi, në fund të ditës, Cristiano Ronaldo u bashkua sërish pas 12 vitesh me djajtë e kuq.

Gjatë ditës, ndër mijëra raportime për transferim, kishte edhe nga ato që thanë se Bruno Fernandes ishte një faktor kyç që po i bënte presion Ronaldos që të kthehej në klub, ”duke i shkruar gjatë gjithë natës”.

E pas zyrtarizimit, Fernandes duket se e konfirmoi një gjë të tillë, transmeton KK.

“Agjenti Bruno?”, shkroi ai në Twitter, duke aluduar se tani e tutje ai duhet të fokusohet edhe në rolin e agjentit, pas suksesit të tij të parë në transfere.