14:01 / 28.08.2021
Shqipëria prapë s`e fton Sahitin
Kombëtarja shqiptare e ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet kualifikuese të Botërorit, të cilat zhvillohen në shtator.
Sahiti këtë edicion ka treguar paraqitje të mirë në Superligën kroate me Hajdukun e Splitit.
Në Superligën kroate, te skuadra e Goricës luan Albi Doka, por ai është ftuar.
Më herët te Kombëtarja shqiptare janë ftuar edhe futbollistë të tjerë të cilët kanë luajtur në Superligën kroate, Myrto Uzuni, Ardian Ismaili, Sherif Kallaku etj.
Sahiti është futbollist nga Kosova, kurse ai më herët ka qenë pjesë e Shqipërisë U21.























