Maqedonia e Veriut e gatshme për fillimin e mësimit më 1 shtator
Përkundër gjendjes së rrënduar epidemiologjike nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut,Ministria e Arsimit dhe Shkencës së këtij vendi ka vendosur që viti i ri shkollor të filloj me 1 shtator , me prezencë fizike të nxënësve.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ,sipas zv ministrit Arafat Shabani,ka përgaditur tre skenarë për zhvillimin e procesit arsimor.
Për shkak të situatës shqetësuese me Kovid 19,në Tetovë dhe Gostivar,autoritetet shëndetësore kanë vendosur ,që në dy javët e para ,mësimi në shkollat e mesme të këtyre dy komunave të zhvillohet online.
Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë së Veriut deri më tani janë vaksinuar 69 për qind nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në shkolla.























