BQK: Mërgimtarët dërguan 446.8 milionë euro
BKT
Lajme

BQK: Mërgimtarët dërguan 446.8 milionë euro

Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), Kushtrim Ahmeti thotë se vlera e remitencave për periudhën janar-maj 2021 është 446.8 milionë euro, e cila është më e lartë për 95.2 milionë euro se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ku vlera e remitencave ishte 351.6 milionë euro.

Ahmeti tregon se shtetet prej nga më së shumti janë dërguar remitencat prijnë shtetet gjermano folëse (Gjermani, Zvicër, Austri), të përcjella nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca.

Duke pas parasysh fluksin e lartё tё diasporës gjatë tremujorit të tretë të vitit, Ahmeti thotë se mbështetur në të dhëna tjera të tërthorta, BQK pret qё eksporti i shërbimeve tё udhëtimit kryesisht shpenzime tё diasporёs nё Kosovё tё shënojnë rritje vjetore prej 98.2 pёrqind në vitin 2021, ndërsa rritja e remitencave pritet tё jetё rreth 16.0 pёrqind.


MË SHUME NGA Lajme