Sot kryendeshja e xhiros së dytë, Prishtina - Ballkani
BKT
Sport

Sot kryendeshja e xhiros së dytë, Prishtina - Ballkani

Prishtina e pret Ballkanin sot në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. Është kjo ndeshje e xhiros së dytë të Superligës, ndërkaq vlerësohet si kryendeshja e xhiros së dytë.

Takimi fillon nga ora 17:00. 

Gjithashtu sot zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera. Feronikeli e pret Gjilanin, kurse Dukagjini Drenicën. 

Dje janë zhvilluar dy ndeshje të tjera. Malisheva ka dalë fitues nga Ulpiana, ndërsa Drita dhe Llapi kanë barazuar.