18:17 / 29.08.2021
Shënohet goli i parë në ndeshjen Prishtina-Ballkani
Është zhbllokuar më në fund derbi i Superligës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit.
Janë mysafirët ata që kanë kaluar në epërsi në “Fadil Vokrri” me golin e realizuar në minutën e 51’ nga Ermal Krasniqi.
Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e dytë të Superligës së Kosovës.























