Ministri Vitia lë të nënkuptohet se ka mungesë të vaksinave
BKT
Lajme

Ministri Vitia lë të nënkuptohet se ka mungesë të vaksinave

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur në konferencën e mbajtur pas mbledhjes urgjente të mbajtur me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Vitia, përgjatë fjalimit, ka lënë të nënkuptohet se vendi po përballet me mungesë të vaksinave për imunizimin ndaj koronavirusit. I njëjti ka bërë thirrje edhe që të merret vaksina AstraZeneca, krahas asaj të kompanisë Pfizer,.

Si mendon Kurti që të gjashtëfishojë numrin e inspektorëve? - Gazeta Expre…

Ndaloni problemet e prostatës dhe fshikëzës sot-100% e garantuar!

“Natyrisht, sa kemi vaksina në stoqet tona, aq janë edhe terminët për vaksinë. Në momentin që kemi më shumë vaksina, atëherë punohet edhe të shtunën siç është punuar. Kur të arrijë kontingjenti i vaksinave Pfizer nga SHBA, do të vijojë puna vikendeve”, ka thënë ai.

Tutje, ministri i dikasterit të Shëndetësisë u ka bërë thirrje të vaksinuarve të shtojnë kujdesjen, për shkak se edhe ata mund ta përhapin atë për shkak të variantit Delta. 


MË SHUME NGA Lajme