Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Pulmologu, Besim Morina, do të flas për ndikimin e Covid-19 në mushkëri dhe problemet në mushkëri pas Covid-19.
Për shpërndarjen e pajisjeve kompjuterike për nxënësit me kushte të rënda, do të flasin, Krenare Pireva Nuçi, koordinatore e projektit dhe Sabile Aliu Sahiti, Përfaqësuese e donatorëve.
Lidhur me apelin për vaksinim, në lidhje të drejtpërdrejt nga Lucerne, do të flas, Florim Cuculi, kardiolog.
Rreth respektimit të masave Anti-Covid, do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga sheshi Zahir Pajaziti.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























