Sonte arrijnë në Kosovë rreth 55 mijë vaksina Pfizer
BKT
Lajme

Sonte arrijnë në Kosovë rreth 55 mijë vaksina Pfizer

Në Kosovë sonte do të arrijnë rreth 55 mijë vaksina nga kontrata me Pfizer.

 

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë, transmeton klan kosova. “Përveç atyre që janë në stok, Kosova do të marr edhe sonte rreth 55 mija vaksina të tjera nga kontrata me Pfizer”, thuhet në konfirmimin e MSH-së.

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë po rritet dita e ditës dhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar është rritur.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke folur rreth mungesës së termineve online për vaksinim kundër COVID-19 tha se terminet për vaksinim bëhen në bazë të sasisë që kanë në stoqe.


MË SHUME NGA Lajme