Pas ngritjes së aktakuzës, reagon Basri Lenjani
BKT
Lajme

Pas ngritjes së aktakuzës, reagon Basri Lenjani

Drejtori i Emergjencës në SHSKUK, Basri Lenjani, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës, për shkak të deklarimit të pasurisë në mënyrë jo të duhur.

Në reagimin e tij, Lenjani, thotë se ka ndodhur një gabim teknik në formularin e deklarimit të pasurisë, për shkak të lodhjes nga punët e përditshme.

Lenjani shton se u premton dhe garanton të gjithëve që është gabim teknik dhe jo i qëllimshëm, dhe gjithë gabimi në plotësimin e formularit të deklarimit të pasurisë ka ndodhur nga lodhja dhe ngarkesa.

Reagimi i plotë:

REAGIM PUBLIK

Të nderuar qytetarë,

Sot sic jeni informuar në mëngjes nga portalet te shumta se sot është ngritur një aktakuze ndaj meje;

Ju njoftojë për hirë te korrektësisë se pas një gabimi tim teknik e të cilën do të sqarojë si në vijim; se të gjitha mjetet financiare janë legale e të transferuara nga institucioni ku punojë dhe janë transferuar përmes xhirollogarisë e të cilën e kam dëshmuar në AAK. Kurse sa i përket të ordinacës së gruas me emrin “OS ORAL DENT” i regjistruar me numër të Biznesit 810152728 moslajmërimi është bërë si pasoje e gabimit teknik dhe mbingarkesës në punë dhe të gjitha detyrimet tatimore janë kryera dhe mund të verifikohen përmes ATK

Po ju premtojë dhe garantojë se është një gabim teknik por jo i qëllimshme, por nga pakujdesia e ime si dhe nga ngarkesa e punës në Kliniken Emergjente QKUK dhe dhe këtë e dëshmojë para Gjykatësit të Gjykatë dhe do të dëshmohet pafajësia ime

Personalisht, ndjehem i prekur në dinjitet njerëzor, profesional dhe familjar.

Me respekt
Prof. Asoc. Basri Lenjani MD.PhD
Prishtinë 30.08.2021


MË SHUME NGA Lajme