Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Çlirim Sheremeti, drejtor ekzekutiv i “4-H Kosova”, flet për trajnimin për marketing digjital, mundësi punësimi.

Në lidhje të drejtpërdrejt, Shqipe Durmishi, zyrtare për marrëdhënie me publikun në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, do të flas për transportin publik nën ndikimin e masave kundër Covid-19.

Për festivalin e filmit në Venedik dhe për filmin "Vera Andrron detin", i cili është në garë, flet Kaltrina Krasniqi, regjisore.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme