MSH angazhoi 85 inspektorë sanitarë për tre muaj
BKT
Lajme

MSH angazhoi 85 inspektorë sanitarë për tre muaj

Kontrolli dhe mbikëqyrja e masave anti COVID në Kosovë tani do të bëhet me plus 85 inspektorë sanitarë.

Përzgjedhjen e tyre e ka bërë Ministria e Shëndetësisë ndërsa njoftimin për medie e ka publikuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), të cilët thanë se ët gjithë inspektorët  rinj, filluan punën menjëherë.

“Gjatë ditës së martë, filluan punën inspektorët e rijnë për mbikëqyrje të zbatimit të masave COVID-19. Flamur Kadriu drejtori Ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, u uroj mirëseardhje 85 inspektorëve të rijnë të cilët janë angazhuar për mbikëqyrje të zbatimit të masave COVID 19”, thuhet në postimin e AUV-it.


MË SHUME NGA Lajme