Krasniqi: Kurti duhet të marrë mësim nga qeverisja efikase e PDK-së
BKT
Lajme

Krasniqi: Kurti duhet të marrë mësim nga qeverisja efikase e PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha në emisionin `Prime` në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) se kryeministri Albin Kurti do duhet të marrë mësim nga qeverisja efikase e PDK-së.

Krasniqi tha se nga Qeveria Kurti nuk ka se çfarë të mësohet as për opozitarizëm dhe as për qeverisje. 

"Nga zotri Kurti nuk kemi cfarë të mësojmë, asgjë, as për opozitarizëm e as për qeverisje. Do të ishte mirë që ai të kishe mësuar qeverisje efikase nga Partia Demokratike e Kosovës sepse ne kemi qeverisur me vendin nga 2008 dhe nëse ka pasur ndonjë projekt të madh që është është bërë në Kosovë ose që është inicu ka ndodh pikëkrisht ato vite."

Krasniqi duke komentuar deklaratën e mëparshme të Albin Kurtit në Kuvend ku kishte thënë se "opozita nuk ka aftësi të bëjë kritika", tha se opozitarizmi i Kurtit nuk ka qenë opozitarizëm por ka qenë sabotim i shtetit. 

Krasniqi tha se Qeverisë Kurti për dy vite qeverisje, me ndërprerje disa mujore, nuk mund t'i numërosh as tri iniciativa ndërsa PDK-ja mund të numëroj 30sosh. 

"Zotri Kurti që dy vite është në pushtet, me ndërprerje disa mujore, dhe deri tash nuk besoj që ka ndonjë njeri në Kosovë që ai mund të përmend vetëm tri projekte që ai i ka bërë. Vetëm tri sikur të mund të numëronim, do të ishin mjaftueshëm për këtë qever. Sa i përket PDK-së mund t'ua numëroj 30 projekte. Opozitarizmi i Kurtit nuk ka qenë opozitarizëm, ka qenë sabotim i shtetit. Gazi lotësjellës në Kuvend, mollotovi në oborret e institucioneve dhe dritaret e Qeverisë, bllokimi dhe pengimi i punës së zyrtarëve shtetëror, pengimi dhe sulmi ndaj zyrtarëve policorë, të ambasadorëve etj.. nuk janë mënyra të opozitarizmit që i bënë Partia Demokratike e Kosovës. Opozitarizmi jonë bazohet në dije, kompetencë dhe veprime konkrete duke ofruar alternativa", tha ai në RTK.

"Cinizmin e Kurtit mundohem me kuptu, është pjesë e karakterit të tij, që ai e ka ndërtuar. E kuptoj por nuk e arsyetoj arrogancën që e shpërfaqë për shkak të fuqisë së tij të madhe që e ka pasur pas fitorës së 14 shkurtit, por ajo çfarë do duhej të shihnim dhe përjetojnim nga ai është qeverisja. Fatkeqsisht më së paku po e shohim këtë qeverisje"./RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme