Krasniqi: Kemi një tragjedi të tmerrshme,148 jetë të humbura gjatë një jave
BKT
Lajme

Krasniqi: Kemi një tragjedi të tmerrshme,148 jetë të humbura gjatë një jave

Memli Krasniqi kryetar i PDK-së ka thënë se Qeveria Kurti e ka menaxhuar në mënyrën më jo efektive të mundshme situatën me pandeminë. Ai tha se përkundër faktit që varianti Delta në Kosovë zyrtarisht është ditur që egziston prej fundit të qershorit, sipas komunikatave të MSH-së, nuk është ndërmarrë asnjë masë për parandalimin e përhapjes.

Krasniqi tha se kemi një tragjedi të tmerrshme sot për sot. Kemi 148 jetë të humbura vetëm gjatë një jave. Këta janë njerëz të Kosovës, nuk janë statistika. Këta janë familjarë të dikujt, janë prindër, prindër të fëmijëve që mund të jenë të mitur, janë gjyshër, janë fëmijë të dikujt dhe ne nuk mund të rrimë si parti opozitare dhe të themi është përgjegjësi e Qeverisë.

"Ka dy vite qe Partia Demokratike e Kosovës është në opozitë, dhe prej 1 viti e gjysmë kemi kaluar në pandemi, gjatë gjithë kësaj periudhe përkundër faktit që jemi parti opozitare, ne kemi ofruar kontributin tonë për të dalë nga situata duke ofruar edhe ekspertizën e propozimeve konkrete. Ta zëmë Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 ne kemi qenë instrumental në hartimin e tij, bilez vonesa e tij ka ardhë pikërisht për shkak të 'luftës' ndërmjet Lëvizjes Vetvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në kohën e shkarkimit të Kurtit dhe pastaj pritjes për ta bërë Qeverinë Hoti dhe vonesat kanë ndodhë pikërisht për këtë arsye. Vendimet që Kurti kishte marrë ndërkohë u shpallën jokushtetuese sepse ishin shkelje e Kushtetutës. Ne përkundër këasj ofruam që të bëhej Ligji që do t'i lejonte Qeverisë marrjen e vendimeve dhe masave që po merren tash. Ne edhe Qeverinë Hoti e kemi ndihmuar në hartim të ligjit për rimëkëmbje ekonomike sepse kishin mungesë edhe të vizionit dhe kapaciteteteve për të ndihmuar njerëzit që ishin dëmtuar nga pandemia."

"Edhe sot ne jemi konsistent në qëndrimin tonë, e kemi një tragjedi të tmerrshme sot për sot. Kemi 148 jetë të humbura vetëm gjatë një jave. Këta janë njerëz të Kosovës, nuk janë statistika. Këta janë familjarë të dikujt, janë prindër, prindër të fëmijëve që mund të jenë të mitur, janë gjyshër, janë fëmijë të dikujt dhe ne nuk mund të rrimë si parti opozitare dhe të themi është përgjegjësi e Qeverisë. Eshtë e vërtetë që është përgjegjësi e plotë e Qeverisë por Qeveria e ka menaxhuar në mënyrën më jo efektive të mundshme, përkundër faktit që varianti Delta në Kosovë zyrtarisht është ditur që egziston prej fundit të qershorit, sipas komunikatave të MSH-së."


MË SHUME NGA Lajme