Krasniqi: PDK-ja me më së shumti kandidate gra në zgjedhjet lokale
Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet lokale garon me 29 kandidatë për kryetar, prej tyre katër janë gra që kanë synim marrjen e qeverisjes së këtyre komunave.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha në RTK se PDK-ja ka më së shumti gra në këto zgjedhje, të cilat kandidojnë më besimin për fitore. Ai tha se as Vetvendosje e asnjë parti tjetër ska më shumë gra kadidate për këto zgjedhje.
" PDK-ja në këto zgjedhje garon me 29 kandidatë për kryetarë komunash, më vjen mirë të them se jemi partia që ka më së shumti kandidate gra, janë katër prej tyre që synojnë të qeverisin me komunat. Janë katër gra. më shumë se të gjitha partitë tjera bashkë. Ato janë në komuna të rëndësishme sepse Gjilani, Podujeva por edhe komunat si Decani dhe Gjakova janë tepër të vështira, gara është e vështirë në shumicën e komunave sepse ne jemi duke qeverisur vetëm në pesë komuna deri tash. Në 24 komuna tjera gara është e vështirë parimisht por unë ju ftoj që ta shihni prej kësaj përspektive, partia në pushtet nuk e ka asnjë grua, LVV se ka asnjë kandidate grua", tha ai.
Krasniqi tha se ka qenë insistimi i tij personal që të ketë sa më shumë kandidatë gra që garojnë në këto zgjedhje. Poashtu, ai ka kërkuar që të ketë sa më shumë bartëse të listëve në këto komuna, dhe ato kanë miratuar duke vendosur gratë në këto lista bartëse.
"Edhe më 2017 ne kemi qenë të vetmit që kemi pasur tri gra kandidate, janë pak por ka qenë insistimi im personal që të kemi kandidate gra sa më shumë, poashtu kam insistuar që të kemi bartëse të listës në shumë prej këtyre komuna, gjë që mvjen mirë që shumë prej tyre e kanë miratuar dhe i kanë vendosur këto gra."
Ai poashtu tha se ka shumë të rinj dhe të reja që kanë zgjedhur t'i besojnë PDK-së duke ju bashkuar në garën lokale.
" Kemi edhe numër të madh të të rinjëve në moshë, por edhe të rinjë që garojnë për herë të parë. është inkurajuese për mua sepse në momëntin që unë jam zgjedhur me njëherë ka qenë koha e kandidaturave dhe jam marrë intenzivisht me këtë cështje. Numër kaq i madh i të rejave dhe të rinjëve kanë besuar që të bashkohen në këtë kohë me PDK-në, në degë të ndryshme dhe është me të vërtetë inkurajuese".
"Mund të ju them me bindje se kemi zgjedhur kandidatët më të mirë të mundshëm"
"Fokusi jonë është qytetari. Gara do të jetë interesante", tha Krasniqi.























