Haradinaj reagon për gjobat: Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli?
BKT
Lajme

Haradinaj reagon për gjobat: Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli?

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverinë për situatën e krijuar me pandeminë COVID-19.

Haradinaj ka reaguar ndaj shqiptimit të gjobave ndaj qytetarëve, me ç’rast ai tha se vendi ka nevojë të marr lajme se si u ndihmuan mbi 4 mijë e 200 njerëz e jo se si gjobiten. 

Ai shtroi pyetjen “A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?”.

“A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?! Me nga 2 mijë e sa të infektuar në ditë e me po kaq familje në tmerrin e sigurimit të ilaçeve, me nga 20-30 të vdekur dhe me nga 4 mijë e sa të dënuar! Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli o njerëz? A keni kufi dhe a doni me zbrit në tokë ndonjëherë! Ky vend ka nevojë për lajme se si u ndihmuan 4 mijë e 200 njerëz e jo se si u gjobitën e u dënuan. Ai që e dënon popullin e tij herëdokur ka me e marrë ndëshkimin e tij”, ka shkruar Haradinaj. 

 


MË SHUME NGA Lajme