Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Xheladin Fazliu, nga Shoqata “Bereqeti”, flet për ndihmen dhe solidarizimin me familjet nevojtare gjatë pandemisë Covid-19.

Pashko Rrok Camaj, doktor i Shkencave të Shëndetit Publik në New York, flet për variantin delta dhe vaksinimin.

Në lidhje të drejtpërdrejt nga dogana në Veternik, për diten e doganës, flet Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme