Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Xheladin Fazliu, nga Shoqata “Bereqeti”, flet për ndihmen dhe solidarizimin me familjet nevojtare gjatë pandemisë Covid-19.
Pashko Rrok Camaj, doktor i Shkencave të Shëndetit Publik në New York, flet për variantin delta dhe vaksinimin.
Në lidhje të drejtpërdrejt nga dogana në Veternik, për diten e doganës, flet Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























