12:15 / 04.09.2021
Ky është programi i nesërm në `Mirëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë fizioterapeuti Irfan Tifeku, i cili do të flas për dimbjet në regjionin e kaviljes-sinus tarsi.
Në ditën ndërkombëtare të bamirësisë, i ftuar do të jetë Zef Shala, drejtor i shoqatës “Nëna Terezë”.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























