Mbi 2 mijë gjoba antiCOVID u shqiptuan në 24 orëshin e fundit
BKT
Lajme

Mbi 2 mijë gjoba antiCOVID u shqiptuan në 24 orëshin e fundit

Me të rritur numri i rasteve të të infektuarve me virusin COVID-19 si dhe numri i viktimave is pasojë e këtij virusi, Qeveria mori vendim për masa të reja antiCOVID.

Kësisoj nga qytetarët kërkohet vazhdimisht bartja e maskës dhe mbajtja e distancës.

Por përpos kësaj qytetarëve u ndalohet qarkullimi pas orës 22:00 deri në ora 05:00 në mëngjes.

Kësisoj nga Policia e Kosovës ka vazhduar gjobitja e të gjithë atyre që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.

Në 24 orëshin e fundit janë shqiptuar 2 mijë e 358 gjoba në bazë të ligjit COVID-19.

Gjobat antiCOVID janë shqiptuar vazhdimisht nga Policia e Kosovës, por që ditë më parë pati një rekord të këtij numri ku u shqiptuan afro 5 mijë të tilla.


MË SHUME NGA Lajme