Shugurohet ultra nacionalisti Joanikije me tensione të mëdha
BKT
Lajme

Shugurohet ultra nacionalisti Joanikije me tensione të mëdha

Edhe përkundër protestave jashtëzkonisht të ashpërsuara në Cetinë,ceremonia e shugurimit të mitropolitit të kishës ortodokse serbe Joanikije u mbajt, në Manastirin e Cetinsë ….

Në Cetnië përgjatë përleshjeve të protestuesve dhe forcave policore,janë arrestuar 8 persona ku në  mesin e tyre edhe këshilltari i presidentit të Malit të Zi, Veselin Veloviq….

Kryeministri vendit  Zdravko Krivokapiq , tha se sulmi ndaj policisë ishte një sulm ndaj shtetit,dhe gjithcka që ndodhi dje dhe sot në Cetnië është një përpjekje për veprime terroriste e cila shihet qartë se autorët dhe organizatorët janë kryesia më ë lartë e PDS-ës në bashkëpunim me grupet e organizuara kriminale të cilave shtetit do t'i dalë përpara….

Por që në anën tjetër, Partia Demokratike e Socialistëve ,njoftuan se Kryeministri i vendit Zdravko Krivokapiq dhe zv.kryeministri Drtitan Avazoviq,janë fajtorët kryesor që janë duke ndezur zjarrin në Malin e Zi,vetëm për të përmbushur urdhërat e njerëve të tjerë…

Ndërkaq Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  në Mal të Zi njoftoi se Qeveria e atij vendi u bën thirrje të gjitha palëve në Mal të Zi që të qetësojnë urgjentisht situatën.

"Liritë fetare dhe liria e shprehjes, përfshirë tubimin paqësor, duhet të respektohen. Megjithëse është treguar shumë me gisht se kush është përgjegjës, në fund individët do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre." 
(Ilirjana Markashi)


MË SHUME NGA Lajme