18:00 / 05.09.2021
Nis sfida Shqipëri-Hungari
Ka nisur përballja mes Shqipërisë dhe Hungarisë, sfidë kjo që luhet në ‘Elbasan Arena’ në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Skuadra shqiptare në duel me hungarezët vjen pas humbjes nga Polonia (4-1), ndeshje kjo e zhvilluar tri ditë më parë në Varshavë.
Kuqezinjtë kërkojnë rezultat pozitiv për të qëndruar së paku në mesin e tri skuadrave të para në Grupin I.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Hungarisë, e cila po transmetohet në RTK, po luhet në pranin e një numri të konsiderueshëm të tifozëve.























