Starton ndeshja Kosova-Greqia, ‘Dardanët’ në kërkim të fitores
BKT
Sport

Starton ndeshja Kosova-Greqia, ‘Dardanët’ në kërkim të fitores

Ka startuar ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe të Greqisë, sfidë kjo që po luhet në ‘Fadil Vokrri’, raporton RTKLive.com.

‘Dardanët’ dhe grekët po ballafaqohen në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Kombëtarja jonë në duel me grekët hyn pas fitores historike kundër Gjeorgjisë. Kjo sfidë që po transmetohet live në RTK, po zhvillohet në pranin e një numri të konsiderueshëm të tifozëve për shkak të pandemisë Covid 19. /RTKLive/