Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në lidhje direkte nga Gjermania do të jetë Fitim  Thaçi, pronar i një rrjeti marketesh, i cili flet për rritjen e kërkesës për produktet e Kosovës në Gjermani.

Me rastin e Ditës së Policisë së Kosovës i ftuar do të jetë Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme.

Nga nesër, 06 shtator, kërkohet certifikata e vaksinimit në Shqipëri, për të parë nga afër ekipi i RTK-së do të jetë në lidhje direkte nga Vërmica.

Dhe për të kuptuar se cfarë moti na pret gjatë javës së ardhshme, direkt nga Ferizaji do të lidhemi me Besim Aliun nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme