14:46 / 06.09.2021
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në lidhje të drejtpërdrejt, për garën e dytë të kompozitorëve të ballkanit, do të flas, Dardan Selimaj, drejtor i festivalit “Dam“.
Për vitin e ri shkollor dhe për vaksinimin e mësimdhënësve, do të flas kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.
Në lidhje të drejtpërdrejt nga Ferizaj, do të flas, Drita Nazifi Emini, përgjegjëse e Qendrës së Vaksinimit.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























