Ajo çfarë ndodhi në Mal të Zi nuk përfaqëson asgjë të re nga Kisha
Ajo çfare ndodhi sot ne Mal te Zi, nuk perfaqeson asnjegjo te re nga Kisha Ortodokse e Serbise. Vuçiq se fundi nen presionin e perendimit po bente disa perpjekje per te evituar fuqine e kishes per te vendosur vet per bisedimet Kosove- Serbi.
Shkruan: Ridvan Berisha
Se paku keshtu e krijoi nje pershtypje te rreme para SHBA dhe BE. Kisha Ortodoske edhe me zhvillimet e fundit ne Mal te Zi tregoi se ajo nuk hiqet nga tavolina, kur te vendoset ta zeme per te ardhmen e Kosoves dhe Serbise, nje proces ky qe tash mund te zgjate mjaft meqenese Vuçiq e krijoi alibine qellimshem se, nuk mund te vendose ç'te doje. Ne te vertete e gjithe kjo situate eshte nje betej midis SHBA dhe Rusise. Rusia po e deshiron nje rajon te trazuar, nen kaos politik, me perplsjeje deri me masen sa te frenohet zhvillimi i demokracive ne rajon. Rusia, pas te ciles qendron Serbia, me zhvillimet ne Mal te Zi po i qon mesazh SHBA qe te ndaloje politiken e zgjerimit te NATO-s, ne menyre qe te hyje dhe te perfitoje ne negociata kompromisi per vatra te tjera te krizave ne bote.
Rusia thjesht po punon per ta demantuar nje investim perendimor ne Ballkan, dikur nen ndikimin sovjetik.
T'i kthehemi pervojes jetesore te te pareve tane!
Baballaret, gjysherit, stergjysherit tane, na kane tregu nga pervoja se, Serbia e njeh vetem forcen. Te tjerat ide te sotme e te djeshme per paqe, natyrisht se jane te mirepritura per brezat e arshshem por ne fund te fundit, po nuk i forcuam kapacitetet e sigurise e te mbrojtjes, aftesine shteterore per te mbrojtur sovranitetin, kemi ngele per vitra, nen vullnetin e te huajve qe te na sigurojne. Faleminderit shume nga SHBA dhe aleatet qe i kemi ketu, por ne vet duhet ta forcojme e ta duam shtetin, jo sipas modelit te atij shqiptarit fytyrelige Abazoviq!























