Jasharaj: Mësimdhënësit gati për fillimin e vitit të ri shkollor
BKT
Lajme

Jasharaj: Mësimdhënësit gati për fillimin e vitit të ri shkollor

Për vitin e ri shkollor dhe për vaksinimin e mësimdhënësve, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka folur sot në RTK.

"Mësimdhënësit gati të fillojnë mësimin në ditën e paraparë nga MASHT", tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai tha se së bashku me MASHT-in, i kanë bërë të gjitha përgaditjet që mësimi të fillojë me 13 shtator.

"Duhet bërë zgjidhje për gratë shtatëzëna dhe mësimdhënësit e sëmurë", tha ai.

Për vaksinimin e mësimëdhënësve, Jasharaj bëri me dije se gjithë kanë qenë gati për vaksinim.

 

 


MË SHUME NGA Lajme