​Lojtarët e Spanjës futen në "Fadil Vokrri"
BKT
Sport

​Lojtarët e Spanjës futen në "Fadil Vokrri"

Kombëtarja e Spanjës tashmë ndodhet në ambientet e stadiumit "Fadil Vokrri" aty ku nesër do të luajnë kundër Kombltares së Kosovës.

Fillimisht trajneri Luis Enrique do të zhvillojë një konferencë për media me fillim nga ora 18:15, raporton KosovaPress.

Pas konferencës, ish- kampionët e botës do të zbresin në fushën e stadiumit për të zhvilluar stërvitjen e tyre të fundit para ballafaqimit me "Dardanët:.

Autobusi i tyre është përcjell nga forca të shumta policore deri në hyrje të stadiumit.