Pacolli: Të hapen qendra mobile vaksinimi në çdo lagje
BKT
Lajme

Pacolli: Të hapen qendra mobile vaksinimi në çdo lagje

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli thotë se qeveria duhet të trajtojë më seriozisht situatën me pandeminë.

Duke kujtuar numrin e lartë të atyre që po humbin jetën nga Covid-19, thotë se duhet hapur qendra mobile vaksinimi që tu mundësohet qytetarëve imunizimi.

“Vala e madhe e Covidit që ka përfshirë Kosovën dhe po merr jetërat e më të dashurve tanë, duhet të trajtohet seriozisht nga të gjithë”, thotë Pacolli.

“Qeveria e Kosovës duhet të hap qendra vaksinimi në secilen lagjë dhe me ekipe mobile duke i angazhuar edhe atë pjesë te profesionistëve shëndetësorë që sot sillën rrugëve të pa punë”, shkruan Pacolli në Facebook.

“Vaksinimi sot është më se i rëndësishëm dhe shpëton jetë”, theksoi Pacolli.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve që kanë humbur njerëzit e dashur nga Covidi, ky armik i padukshëm”, përfundoi ai.


MË SHUME NGA Lajme