Zemaj: Ministri dhe Kryeministri thonin se s`ka më virus
BKT
Lajme

Zemaj: Ministri dhe Kryeministri thonin se s`ka më virus

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, thotë se qeveria është fajtore për rritjen enorme të rasteve me koronavirus.

Zemaj tha se zyrtarët qeveritarë u thanë njerëzve se e kishin mposhtur virusin, derisa të njëjtit kritikonin ish-Qeverinë Hoti në kohën kur kishte rritje të rasteve.

“500 punëtorë shëndetësorë u pushuan nga puna. Masat u ulën. Njerëzit i ulën duart poshtë pasi u tha se nuk kishte më virus. Ministri dhe kryeministri u thanë njerëzve se nuk kishte më virus. Nuk kishte më deklarime mediale që tu thonin njerëzve se kujdesi dhe analizimi i ngjarjeve po vazhdonte. Kishte pauzë. Dhe kjo pauzë po na kushton”, tha Zemaj në T7.

“U krijua disbalancë e tmerrshme menaxheriale në monitorimin e situatës me virusin korona. Nuk është e vërtetë që thonë se qytetarët i kishin fajet”, përfundoi Zemaj.


MË SHUME NGA Lajme