Ky është mesazhi që “Dardanët” shpalosën për lojtarët e Spanjës
BKT
Sport

Ky është mesazhi që “Dardanët” shpalosën për lojtarët e Spanjës

Kombëtarja e Spanjës është duke u ballafaquar me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Grupi i tifozëve “Dardanët” që janë të pranishëm në stadium kanë shpalosure një flamur gjigant në tribuna dhe kanë zbuluar mesazhin “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës”.

Kujtojmë se para ndeshjes në konferencë për shtyp lojtarët e Spanjës nuk pranuan ta përmendin emrin “Kosovë”, ndërsa mediat spanjolle vazhdojnë të mos shkruajnë për Kosovën si shtet për shkak se Spanja nuk e njeh shtetësinë ë Kosovës.