Vrasja e dyfishtë në Pejë, reagon PDK
BKT
Lajme

Vrasja e dyfishtë në Pejë, reagon PDK

Partia Demokratike e Kosovës, thotë se është tronditur nga lajmi tragjik për vrasjen e dyfishtë në Pejë, me ç’rast humben jetën dy zyrtarë të saj.

Përmes një reagimi për media PDK iu shpreh ngushëllime familjeve të tyre, ndërsa thotë se bashkëndjejnë dhimbjen e tyre e luten që të gjejnë forcën që të përballin humbjen e rëndë.

“Partia Demokratike e Kosovës është e tronditur nga lajmi tragjik për vrasjen e dyfishtë në Pejë, të kandidatit tonë për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijajt, ish kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit më 2017. Ju shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të tyre. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre e lutemi që të gjejnë forcën që të përballin humbjen e rëndë”, thuhet në reagimin e PDK-së.


MË SHUME NGA Lajme