Rashica për RTK: Ishte ndeshja jonë më e mira, jemi në rrugën e duhur
Ylli i Kosovës, Milot Rashica për RTK, ka folur pas humbjes nga Spanja (0-2), raporton RTKLive.com.
Rashica thotë së Kosova në duel me Spanjën bëri paraqitjen më të mirë deri tash në këto kualifikuese.
“Besoj se ka qenë një nga ndeshjet më të mira deri tash. Kishim shanse shumë të mira, patëm lojën në duart tona, patëm rastet e mira, por na mungoi qetësia para portës”, tha Rashica.
“Besoj së prapë treguam se nëse luajmë bashkë mund të arrijmë qëllimin tonë”.
Ai ka folur edhe për rastet që nuk i shfrytëzoi në këtë ndeshje.
“Nuk e di as vetë, një gol këtu e kisha ndërruar më tri ose katër dikund tjetër”, theksoi Rashica.
Ai është i bindur se Kosova do të ketë paraqitje edhe më të mira në ndeshjet e ardhshme.
“Besoj se kjo ndeshja e sotme është një sinjal i mirë që po kthehem në rrugën tonë dhe besoj se edhe në ndeshjet tjera do të provojmë ta bëjmë lojën tonë dhe të marrim shumë pikë”, përfundoi Rashica. /RTKLive/























